Më datë 09.12.2021, në ora 17.50, në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Shkup në fshatin Grupçin, vetura e tipit “Opel Vectra” me targa të Tetovës, e drejtuar nga personi me inicialet M.S. (69 vjeç) nga Pallatica e Tetovës ka përplasur këmbësoren me inicialet M.S. (71 vjeç), njofton MPB, transmeton Tetova News.
Në këtë aksident, këmbësorja M.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës.Ajo është transferuar në klinikat e Shkupit.
Një ekip nga SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të aksidentit.
Video bonus:
Video bonus: