Presidenti Donald Trump ka mbërritur këtë të martë në Arabinë Saudite, duke nisur kështu turneun e parë të madh ndërkombëtar gjatë mandatit të tij të dytë.
Trump do të pritet nga udhëheqësi saudit, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, dhe më pas dyshja do të zhvillojnë një takim privat.
Presidenti amerikan do e kalojë ditën e sotme dhe një pjesë të ditës së nesërme në kryeqytetin Riad, përpara se të niset për të takuar aleatë të tjerë kryesorë në Gjirin Persik Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Pritet që në këtë udhëtim, presidenti amerikan të flasë për lëvizjen drejt një armëpushimi në Gaza. Por presidenti, i cili e sheh veten si hartuesi më i mirë i marrëveshjeve në botë, është i përqendruar në mega-marrëveshje për të sjellë investime dhe vende pune në Amerikë.
Princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, ka theksuar rëndësinë e kësaj vizite, duke paralajmëruar nënshkrimin e marrëveshjeve që pritet të kapin vlerën e 600 miliardë dollarëve në investime të përbashkëta.
“Ky udhëtim do të jetë për biznes të madh dhe investime të mëdha”, ka deklaruar ai, duke nënvizuar se vizita e Trump-it do të thellojë bashkëpunimin strategjik dhe ekonomik mes dy vendeve.
Udhëheqësit më të lartë të biznesit dhe teknologjisë në SHBA janë me të, për të nënshkruar projekte me vlerë më shumë se 1 trilion dollarë.










![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





