Ballina Bota Familja Maradona përsëri në zi, një vit pas vdekjes së Diegos, pëson...

Familja Maradona përsëri në zi, një vit pas vdekjes së Diegos, pëson atak dhe ndërron jetë edhe vëllai i tij

Familja Maradona sërish në zi. Hugo Maradona, vëllai i Diego Armando Maradonës, vdiq sot, më 28 dhjetor, nga arresti kardiak. Vdekja ka ndodhur në orën 11:50 të ditës së sotme.

52-vjeçari jetonte në zonën Flegrean, në Monte di Procida, në provincën e Napolit. Hugo Maradona vdiq në shtëpinë e tij, ndërsa në vend mbërritën punonjësit shëndetësorë që konstatuan faktin tragjik.

Situata bëhet shumë e dhimshme, sepse vëllai i vogël ndahet nga jeta një vit pas vdekjes së Diego Armando Maradonës, e cila ndodhi më 25 nëntor 2020 në Argjentinë. Vëllai më i vogël i Diego, si ai dhe vëllai tjetër i tij, Raul, i quajtur Lalo, filloi një karrierë futbolli në moshë shumë të re.

Në moshën 18-vjeçare u ble nga Napoli, kampioni i saposhpallur italian, i cili e huazoi tek Ascoli. Të dy luajtën edhe si kundërshtarë, por karriera e Hugos më pas mori rrugë të tjera: Rayo Vallecano në Spanjë, përvoja në Austri dhe Japoni, përpara se të kthehej në Napoli dhe t’i përkushtohej futbollit të të rinjve.

Në vitet e kaluara, ai drejtoi edhe Boys Quarto. Ndryshe nga vëllai i tij Diego, Hugo mundi ta përballonte luksin e të jetuarit në Napoli dhe të bridhte lirisht, pavarësisht mbiemrit të rëndë dhe ngjashmërisë së jashtëzakonshme me vëllain e mirënjohur.

@tn.lajmelokale
@tetovanews