Ballina Bota Futet në intubim deputeti, i kishte marrë të dy dozat e vaksinës...

Futet në intubim deputeti, i kishte marrë të dy dozat e vaksinës anticovid

Deputeti grek Filippos Fortomas është futur në intubim nën kujdesin intensiv për shkak të gjendjes së rënduar nga koronavirusi.

Mësohet se deputeti i Demokracisë së Re në Greqi është shtruar në Spitalin 251 të Aviacionit të Përgjithshëm.

Raportohet se Fortomas ka simptoma të rënda dhe gjendja e tij është kritike.

Mediat greke raportojnë se Filippos Fortomas kishte marrë dozën e parë të vaksinës më 6 maj dhe dozën e dytë të AstraZeneca më 20 korrik. Ai nuk kishte arritur të merrte dozën përforcuese.

@tn.lajmelokale
@tetovanews