Ballina Diaspora Hamburg, dyshohet se babai shqiptar vrau dy djemtë e tij 11 dhe...

Hamburg, dyshohet se babai shqiptar vrau dy djemtë e tij 11 dhe 13 vjeç, plagosi gruan, e më pas i mori jetën vetes (VIDEO+FOTO)

Babai dyshohet se ka qëlluar dy fëmijët e tij, të cilët kanë vdekur, si dhe gruan, e cila është në gjendje të rëndë, ndërsa në fund qëlloi veten për vdekje.Ngjarja ka ndodhur në Glinde (Schleswig-Holstein)

Ngjarja tragjike me tre të vdekur dhe një të lënduar rëndë në Gjermani, ka tronditur opinionin gjerman, derisa dyshohet se familja është nga Kosova.

Bild.de raporton se Flamur R. Ka qëlluar dy fëmijët e tij, 11 dhe 13 vjeç, si dhe gruan Advije R. (38) , ndërsa në fund qëlloi edhe veten.

Ai dhe dy fëmijët kanë vdekur, kurse gruaja është në gjendje të rëndë, përcjell albinfo.ch.

Policia gjermane është njoftuar rreth orës 23:00 dhe ka gjetur fëmijët pa shenja jete në shtëpi. Në vendngjarje ka ndërruar jetë edhe babai 44-vjeçar, ndërsa gruja 38-vjeçare, është dërguar në spital e plagosur rëndë.

Hetuesit nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me këtë rast, madje as kombësinë e viktimave.

Mediat kosovare kanë raportuar se familja është nga Gjakova, që mbetet për tu konfirmuar.