Ballina Aktualitet VIDEO+FOTO/BUXHETI PARTICIPATIV, KOMUNA E TETOVËS HAP DYERT PËR QYTETARËT DHE OJQ-TË

VIDEO+FOTO/BUXHETI PARTICIPATIV, KOMUNA E TETOVËS HAP DYERT PËR QYTETARËT DHE OJQ-TË

Komuna e Tetovës dje ka hapur dyert për qytetarët dhe Organizatat Joqeveritare dhe bashkërisht kanë diskutuar pozicionet buxhetore për projektet që do të realizohen gjatë vitit 2022.

Nëpërmjet një debati të frytshëm mes qytetarëve, OJQ-ve bashkë me udhëheqësit e sektorëve kanë projektuar përfshirjen edhe të ideve dhe zgjidhjeve të disa problemeve që mbeten jetike dhe prioritare për qytetarët.

 

Është vlerësuar lartë nga Organizatat Joqeveritare kjo qasje e hapur e komunës në krijimin e buxhetit sipas formatit participativ.
Para mbajtjes së seancës së Këshillit Komunal, udhëheqësit e komunës janë zotuar që gjithë këto ide dhe projekte të propozuara në këtë debat do të implementohen në buxhetin e komunës për vitin 2022.


Buxheti participativ me qytetarët është shtyllë e transparencës dhe e politikave publike të përbashkëta për të cilën jemi përcaktuar përgjatë vitit të ardhshëm dhe gjatë gjithë mandatit.

https://youtu.be/ZxDqYeD8jkI

@tn.lajmelokale
@tetovanews