Ballina Kronika Vajza 28-vjeçare grabit bashkëqytetarin në një market në Gostivar, arrestohet nga policia

Vajza 28-vjeçare grabit bashkëqytetarin në një market në Gostivar, arrestohet nga policia

Policia e Gostivarit ka ndaluar një 28-vjeçare nga Gostivari me akuzën për vjedhje

Dje, rreth orës 21, zyrtarë policorë të SPB-së Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar një njëzet e tetë vjeçare me inicialet S.U. nga Gostivari.

Ajo dyshohet se paraprakisht ka vjedhur një 33-vjeçar nga Gostivari në një market në rrugën Beliçica në Gostivar.

Sendet e vjedhura i janë konfiskuar dhe i janë kthyer pronarit.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngrihet një kallëzim përkatës./TetovaNews

Video bonus:

https://youtu.be/ZxDqYeD8jkI

@tn.lajmelokale
@tetovanews