Situata në Rusi duket më e tensionuar se kurrë, dhe tashmë agjencitë e inteligjencës perëndimore, të bazuara edhe në pamjet satelitore në kufi, mendojnë se përgatitjet për një pushtim të vendit nga ana e Rusisë janë tepër konkrete.
Por përtej manovrave ushtarake, pak a shumë sekrete, tashmë edhe mediat e Moskës po fillojnë hapur fushatën për të përgatitur opinionin publik rus për një përballje të mundshme me forcat ukrainase, por edhe me ato të NATO-s, në qoftë se do të mbështesin Kievin.
Kanali shtetëror rus Rossiya 1, më i ndjekuri kudo në vend, nga kufijtë me Bashkimin Europian deri te territoret siberiane në kufi me Japoninë, dje në lajmet kryesore iu drejtua publikut me një mesazh të qartë nga moderatorja. “Shtetet e Bashkuara, duhet të heqin dorë nga hegjemonia e saj, ajo hegjemoni ka përfunduar. O do të tërhiqen vullnetarisht ose do ta bëjmë ne me forcë. Rusia nuk garanton më për mbijetesën e Ukrainës, të paktën si shtet i pavarur. Ndoshta jemi vërtet afër luftës me NATO”.
Hard to not view this as Russia priming its population for war.
“Russia placed the US in a Catch-22. Either they step back voluntarily or we’ll make them do it by force. And we make no guarantees about Ukraine’s sovereignty… Maybe we really are on the verge of war with NATO.” pic.twitter.com/2IVg388wTv
— Matthew Luxmoore (@mjluxmoore) December 20, 2021
Moderatorja në kanalin publik rus: “Rusia nuk garanton më për mbijetesën e Ukrainës, si shtet i pavarur. Ndoshta jemi vërtet afër luftës me NATO”
Fjalë të frikshme, të pohuara edhe nga Dmitry Kiselyov, drejtori i një kanali tjetër shtetëror, Russia Today, që përçon propagandën e Moskës jashtë kufijve, dhe në gjuhën angleze.
I njohur praktikisht si zëdhënës jozyrtar i Putin, Kiselyov deklaroi për BBC se Moska nuk do të hezitojë të shkojë në luftë po u ndjeu rrezik në kufijtë e saj, duke paralajmëruar NATO për vënien e raketave në vende nga ku mund të goditet Rusia. “Në atë rast, nuk do të hezitonim të shkrumbonim çdonjërin në hi radioaktiv”. Sipas analistëve ushtarake, bazat ruse në kufijtë me Ukrainën janë zmadhuar dhe në gatishmëri të plotë, ndërkohë që vetë Departamenti i Shtetit paralajmëron nënshtetasit e saj për situatën në atë rajon , nga momenti që “Rusia po përgatit manovra ushtarake domethënëse kundër Ukrainës”, dhe duke ngritur alarmin për Ukrainën në nivelin më të lartë të mundshëm, të katërtin. Jehonat e luftës po bëhen gjithmonë e më shumë të qarta, me pasoja të paparashikueshme.