Nga Srulik Einhorn, The Jerusalem Post
Përhapja e Omicron është një mundësi e veçantë për të krijuar një marrëdhënie të re midis qeverive demokratike dhe publikut. Mbajtja në kontroll e varianteve të mëparshme është vënë në kontroll para së gjithash, nga qeveritë që vendosën kufizime ndaj qytetarëve. Në të vërtetë, në shumicën e demokracive perëndimore, shumica e publikut respektoi udhëzimet qeveritare.
Megjithatë, ndërsa pandemia vazhdon dhe ndryshon sjelljen e saj, qytetarët po humbasin gjithnjë e më shumë durimin dhe disiplina nuk është më nivelet e njëjta. Në shumicën e vendeve, fushata e vaksinimit është pezulluar dhe publiku po injoron udhëzimet e reja qeveritare.
Përballë këtij realiteti, qeveritë demokratike duhet të miratojnë një strategji tjetër, e cila bazohet në transparencën dhe besimin midis qeverive dhe qytetarëve, bazuar në një bashkëpunim të përbashkët të qeverive dhe qytetarëve, në vend të vendosjes së kufizimeve.
Dy shembuj ilustrojnë problemet me qasjen aktuale.
Kryeministri britanik Boris Johnson, mohoi akuzat se kishte organizuar një festë për Krishtlindje me stafin e tij dhjetorin e kaluar, kur vendi ndodhej në izolim dhe njerëzit nuk lejoheshin të dilnin nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye të rëndësishme. Në videon dhe fotot e përhapura gjerësisht në rrjetet sociale, shihet Johnson dhe stafi i tij të cilët pinë verë. Sipas deklaratës së kryeministrit, ata ishin mbledhur për punë, por ka marrë kritika të shumta nga qytetarët të cilët janë treguar skeptikë ndaj deklaratës së kreut të vendit.
Në fillim të dhjetorit, kryeministri izraelit Naftali Bennet gjatë një konferencë për shtyp, i bëri thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë jashtë shtetit, për shkak të rrezikut të përhapjes së variantit Omicron. Shumë pak pas deklaratës së kryeministrit, ai dhe gruaja e tij udhëtuan për në Maldive. Qytetarët u revoltuan duke thënë se nëse kryeministri mund të udhëtonte, dhe ata mund të bënin të njëjtën gjë, raporton abcnews.al
Veprimet e kryeministrit Bennett kanë rritur mosbesimin ndaj publikut. Pavarësisht disponueshmërisë së vaksinave të Pfizer, dhe pavarësisht faktit që Izraeli ia doli të mbante në kontroll valët e mëparshme të COVID-19. Por tashmë është krijuar një krizë e vërtetë besimi midis publikut dhe qeverisë, e reflektuar nga shkalla shumë e ulët e vaksinimit te fëmijët. Në kundërshtim me objektivin e vendosur nga qeveria e Bennett për të vaksinuar 50% të fëmijëve deri në fund të dhjetorit, aktualisht shkalla e vaksinimit është nën 20%.
Në Izrael, siç është edhe rasti në Britani dhe në vende të tjera perëndimore, besimi i qytetarëve tek qeveria, ministria e shëndetësisë dhe sistemi i kujdesit shëndetësor ka një ndikim të drejtpërdrejtë në aftësinë e tyre për të përballuar pandeminë.
Në këtë fazë, varianti Omicron kërkon që shtetet demokratike të miratojnë një strategji tjetër, duke kthyer besimin publik në qendër të përpjekjes për të fituar këtë betejë. Në ndryshim nga shembujt e mësipërm, Serbia është një shembull pozitiv. Që në fillim të pandemisë, presidenti Aleksandër Vuçiç vuri në vend të parë ekspertët mjekësorë për të informuar publikun për situatën pandemike.
Menaxhimi i pandemisë nga Vuçiç u shënua nga transparenca dhe duke e bërë bashkëpunimin publik, përmes rrjeteve sociale, në qendër të procesit të vendimmarrjes. Me programin e saj të suksesshëm të vaksinimit, Serbia shërben si një model rajonal i suksesit në menaxhimin e virusit, duke kombinuar bashkëpunimin maksimal me publikun dhe kufizimet minimale për qytetarët.
Për të pasur sukses në luftën kundër pandemisë, seancat e qeverisë dhe kabinetit në lidhje me situatën pandemike duhet të transmetohen drejtpërdrejt. Ekspertët mjekësorë duhet të jenë ata që japin mesazhet për publikun, para konferencave për shtyp të bëra nga politikanët, raporton abcnews.al
Duke përdorur rrjetet sociale për këtë qëllim, publiku duhet të jetë pjesë e rrethit të vendimmarrësve. Çdo qeveri duhet t’i shfrytëzojë edhe partitë opozitare, duke vlerësuar zërin dhe ndikimin e tyre dhe duke u dhënë atyre të drejtën e vetos, në mënyrë që edhe ato të bashkohen në përpjekjet për të marrë vendime të sakta në interesin më të mirë të publikut.
I njëjti qëndrim duhet të zbatohet për personat që hezitojnë të vaksinohen dhe qytetarët që janë kritikë ndaj politikës së qeverisë. Në vend që t’i censurojnë dhe t’i dënojnë, qeveritë duhet të bisedojnë me ta dhe t’i ftojnë t’i bashkohen procesit të vendimmarrjes.
Shtetet, të cilat nuk do të marrin masa të shpejta për shkak të Omicron, do të përballen shumë shpejt me skepticizmin e publikut. Në të kundërt, shtetet që do të zbatojnë një strategji tjetër, transparence dhe bashkëpunimi, do të kenë sukses të përballojnë valën aktuale të pandemisë si dhe çdo valë që do të vijë./abcnews.al