Ballina Aktualitet Aksident i rëndë automobilistik në rrugën Tetovë-Jazhincë: Tre persona të plagosur

Aksident i rëndë automobilistik në rrugën Tetovë-Jazhincë: Tre persona të plagosur

BMW përplaset me Volkswagen Golf – Aksident i rëndë automobilistik në rrugën Tetovë-Jazhincë: Të plagosur tre nga Nerashti dhe Dobroshti

Me datë 26.12.2021, në ora 09.50 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë -Jazhincë, në afërsi të fshatit Nepreshten, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një makinë e tipit “Volkswagen Golf”, me targa të Tetovës, e drejtuar nga personi me inicialet Sh.S. (43 vjeç) nga fshati Nerasht dhe makina e tipit “BMW”, me targa të Tetovës, e drejtuar nga personi me inicialet B.N. (40 vjeç) nga fshati Dobrosht.

Në këtë aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë B.N., ndërsa janë plagosur gjithashtu edhe Sh.S. dhe pasagjeri i të njëjtit automjet, J.M. (43 vjeç) nga fshati Nerasht. Të plagosurit janë transferuar në spitalin e Tetovës ku iu është dhënë ndihma e pare dhe janë konstatuar lëndimet.

Kontroll në vendngjarje është kryer nga ekipi inspektues i SPB-Tetovë, njofton SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.

@tn.lajmelokale
@tetovanews