Ballina Aktualitet Mbahet mbledhja konstituive e Këshillit për Zhvillim të Rajonit të Pollogut

Mbahet mbledhja konstituive e Këshillit për Zhvillim të Rajonit të Pollogut

Sot në hapësirat e hotelit Mercure në Tetovë u realizua mbledhja konstituive e Këshillit për Zhvillim të Rajonit të Pollogut.
Përveç miratimit të propozim-vendimeve për verifikimin e mandatit të kryetarëve të komunave në cilësinë e anëtarëve të Këshillit për Zhvillim të Rajonit të Pollogut, propozim-vendimit për përzgjedhjen e Kryetarit të Këshillit për Zhvillim të Rajonit të Pollogut, në këtë takim temë ishte edhe prezantimi i fazës së parë të projektit “Menaxhimi me mbeturinat e forta në rajonin e Pollogut”, si dhe prezantimi i projektit për menaxhim me qentë endacak në rajonin e Pollogut./Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Mbeturinat dhe qentë endacakë janë problem i tërrë Pollogut. Me këtë thirrje, sot, u takuam së bashku me të gjithë kryetarët e komunave të Pollogut ku përpos propozim-vendimeve për verifikimin e mandateve të Këshillit për Zhvillim të Rajonit të Pollogut dhe propozim vendimin për përzgjedhjen e Kryetarit të Këshillit për Zhvillim të Rajonit të Pollogut u fol edhe për prezantimin e fazës së parë të “Menaxhimi me mbeturinat e forta në rajonin e Pollogut”, si dhe prezantimi i projektit për menaxhim me qentë endacak në rajonin e Pollogut.

Qytetarët meritojnë ambient të pastër dhe të sigurtë. Bashkërisht do ta zhvillojmë komunën tonë./Blerim Sejdiu, kryetar i Komunës së Zhelinës.