Ballina Shëndeti A ndikojnë ushqimet me shumë yndyrë në rënien e flokëve?

A ndikojnë ushqimet me shumë yndyrë në rënien e flokëve?

Jo vetëm diabeti apo sëmundjet kardiovaskulare. Sipas një studimi të publikuar së fundmi në revistën “Nature”, edhe obeziteti ka një lidhje direkte me rënien e flokëve. Në fakt një dietë ushqimore me shumë yndyrna, shënjestron qelizat burimore të gjëndrave të flokëve (HFSC, qeliza burimore të folikulit të flokëve), duke bllokuar rigjenerimin e tyre, dhe duke shkaktuar përfundimisht shkaktuar rënien e tyre.

Ripërtëritja e munguar

Normalisht qelizat burimore ripërtërihen gjatë secilit cikël jetësor të gjëndrës së flokut, për t’i dhënë mundësi flokëve që të rriten sërish pas rënies. Por me kalimin e moshës, disa HFSC ndalojnë së përtërituri veten, dhe për këtë arsye flokët fillojnë që të bëhen gjithnjë e më të rrallë.

Sipas asaj që u zbulua në studimet e kryera mbi minjtë, obeziteti duket se e përshpejton këtë proces. “Duke krahasuar minjtë që ndiqnin një dietë standarde, dhe ata me një dietë me nivele të larta yndyrnash, rezultoi se këta të fundit humbën shumë më shumë qime sesa të parët”- thuhet në studim.

Çfarë mund të bëhet për ta shmangur

Qeliza burimore të folikulit të flokëve të minjve obezë, treguan në nivel më të lartë të stresit oksidativ (një prodhim i tepërt i radikalëve të lira, ROS, që janë speciet reaktive të oksigjenit). Ky u fundit bllokon aktivizimin e rrugës sinjalizuese të një proteine, e cila është përgjegjëse për rigjenerimin e folikulave të flokëve, dhe që shkakton edhe rënien e flokëve.

Megjithatë ky efekt, edhe pse më i dukshëm tek minjtë e moshuar, është i kthyeshëm.

Studiuesit thonë se për të ndalur rënien e flokëve, do të mjaftonte riaktivizimi i mekanizmit sinjalizues të proteinës. Por meqë parandalimi është më i mirë sesa kurimi, këshillohet që të keni një dietë ushqimore me pak yndyrna.

@tn.lajmelokale
@tetovanews