Ballina Aktualitet Kultura Ndahet nga jeta poeti i njohur shqiptar, Arben Duka

Ndahet nga jeta poeti i njohur shqiptar, Arben Duka

Poeti i njohur Arben Duka ka ndërruar jetë. Mësohet se Duka ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak. Ai u dërgua në spital mbrëmjen e djeshme nga familjarët pas problemeve shëndetësore dhe ndërroi jetë në spital. Arben Duka lind në Labovë të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë. Duka është bashkëautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanërve duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetra çmime si autor dhe bashkëautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar.

Prej disa vitesh, Arben Duka ishte bashkëpunëtor i gaztës “Dita”, ku ka punuar që nga themelimi i saj, duke u prezantuar si poeti antikonformist i satirës politike, por edhe i lirikës dhe dashurisë. Një ceremoni e organizuar nga Bashkia në nder të poetit do mbahet nesër nga ora 10.00 deri në 12.00 në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Gazeta “Shekulli” i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve për humbjen e njeritu të tyre të shtrenjtë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews