Ballina Kronika Aksident në Gostivar, plagoset rëndë 54-vjeçari nga Vrapçishti

Aksident në Gostivar, plagoset rëndë 54-vjeçari nga Vrapçishti

Një person nga Vrapçishti ka mbetur i plagosur rëndë nga aksidenti që ka ndodhur dje rreth orës 14:00.

Siç njofton MPB-ja, në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, ka ndodhur një aksident trafiku ku u përfshinë makina e tipit “Volkswagen Golf”, e drejtuar nga personi me inicialet E.H. (60 vjeç) nga fshati Vrapçisht dhe makina tjetër e tipit “Mercedes”, e drejtuar nga personi me inicialet M. D. (26 vjeç) nga fshati Raven, të dy me targa të Gostivarit, njofton SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.

Në këtë aksident është lënduar rëndë pasagjeri i automjetit “Golf”, A.R. (54 vjeç) nga fshati Vrapçisht, i cili është shtruar në Qendrën mjekësore në Gostivar.

Kontroll është kryer nga një ekip inspektues nga Stacioni Policor Gostivar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews