Buletini i djeshm dhe i sotëm i Ministrisë së Brendshme shënon disa përleshje fizike, gjatë të cilave janë përleshur të mitur, miq, të njohur, gra si dhe është sulmuar një punonjës policie.
Në ora 01.15 është raportuar se me datë 04.12.2021 rreth orës 23:30 në një objekt hoteliere në Tetovë, një i mituri nga Tetova është sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër me të cilin njihej që më parë.
Mbrëmë (6 dhjetor), rreth orës 02:00, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 30-vjeçarin R.S. nga Gostivari, i cili rreth orës 23.00 në një banesë në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar ka sulmuar fizikisht gruan e tij 27 vjeçare. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për sqarim dhe dokumentim të plotë të rastit.
Të shtunën, në ora 13.40, D.S. (27) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 00.45 në Tetovë, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga një 17-vjeçar nga Tetova, me të cilin janë njohur.
Dje në mbrëmje (5 dhjetor), rreth orës 21:35, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë Departamenti për Punë të Brendshme-Gostivar, kanë privuar nga liria personin J.N. (50) nga Gostivari, i cili të njëjtën ditë rreth orës 10.00, ka sulmuar fizikisht gruan e tij 47-vjeçare. Në sulm, sipas raportit, ai ka përdorur mjete të forta dhe e ka kërcënuar me mjete të mprehta. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe do të përballet me parashtresë përkatëse.
Në ora 04.10 A.N. (18) nga fshati Saraqinë ka raportuar se rreth orës 02.30 në një lokal në Tetovë është sulmuar fizikisht nga B.Z. (18) nga Tetova, me të cilin ishte njohur më parë.
Të shtunën në orën 14:10 është raportuar se në rrugën “Ivan Hadzi Nikolov”, për shkak të marrëdhënieve të ndërsjella të acaruara paraprakisht, ka ndodhur prishje e rendit dhe qetësisë publike me një përleshje fizike të ndërsjellë ndërmjet S.F. (37) dhe N.F. (46), të dy nga fshati Zelenikovë nga njëra anë dhe A.D. (32) nga fshati Strahojadica nga ana tjetër, në të cilat është përdorur një send i mprehtë.
Të njëjtën ditë në ora 1:00 P.K. (19) nga Kumanova ka raportuar se me datë 03.12.2021 rreth orës 22.30 në Kumanovë është sulmuar fizikisht nga D.D. nga Kumanova.
Në ora 01:30 në rrugën rajonale Kumanovë-Kriva Pallankë, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar L.D.(32) nga Shkupi, pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili ishte duke kryer detyrën zyrtare.
Në ora 16:10, S.A. (37) nga Kumanova ka raportuar se në Kumanovë, në rrugën rajonale në vendin e quajtur “Livadhet (Livadi)”, pas një debati të mëparshëm rreth trafikut, është sulmuar fizikisht nga një person me send të fortë.
Të dielën, 40 minuta pas mesnate, është raportuar se në një restorant në Radovish, pas një debati të mëparshëm është prishur rendi dhe qetësia publike me një konfrontim të ndërsjellë mes S.P. (19) dhe B.S. (20), të dy nga Radovishi.
Në orën 02:00 është raportuar se në Negotinë, në një pikë karburanti, pas një debati të mëparshëm ka ndodhur prishje e rendit dhe qetësisë publike me përleshje fizike ndërmjet A.M. (34) nga njëra anë dhe D.Sh. (34), J.F. (30) dhe J.S. (34), nga ana tjetër, të gjithë nga Negotina.
Në ora 18:00 AB (59) nga fshati Banjicë e Poshtme, Rajoni i Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 16:20 në Gostivar, në depon regjionale të Ndërmarrjes Pyjore “Sharr” nga Gostivari, ku ka punuar, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme ka qenë. i sulmuar fizikisht nga B.A.(29) nga Gostivari.
Në ora 9.30 të së shtunës, A.J. (66) nga fshati Leunovë, rajoni i Mavrovës, ka raportuar se në fshatin Leunovë, pas debateve të mëparshme është sulmuar fizikisht nga J.N. (36) nga Shkupi.
Të premten, në ora 17:40, është raportuar se në autobusin nr.41 të JSP-së, i cili udhëtonte në linjën Shkup-Draçevë, në udhëkryqin për fshatin Batincë, VF (19) nga fshati Paligrad është sulmuar fizikisht nga katër të rinj të moshës rreth 20 vjeç.
Rastet janë duke u zbardhur, pas së cilës do të dorëzohen parashtresat përkatëse.