Me datë 08 dhe 09.01.2022, në periudhën prej orës 22.00 deri në ora 03.00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll në 4 objekte hoteliere në Tetovë dhe 24 objekte hoteliere në zonën e Gostivarit.
Gjatë kontrollit në dy kazino në rajonin e Tetovës janë gjetur 5 persona të cilët nuk kishin certifikata për marrjen e vaksinës kundër Covid-19, madje edhe një i mitur dhe një person të cilit iu gjet dhe iu konfiskua një thikë.
Për personat e gjetur si dhe për objektet në të cilat janë bllokuar do të përgatiten parashtresa përkatëse. Gjithashtu, do të përgatitet një parashtresë përkatëse për një objekt hoteliere në fshatin Vrapçisht-Gostivar ku është konstatuar se nuk janë respektuar protokollet e punës./TetovaNews