Ballina Aktualitet Tërmet, ndihet në disa qytete të Shqipërisë

Tërmet, ndihet në disa qytete të Shqipërisë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë dhe në disa qytete të vendit mbrëmjen e sotme. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Korçë, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Vlorë, ora 22:43 (ora lokale),

Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M5.6 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 9 km.

Epiqendra është lokalizuar 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit.

Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.
Nuk kemi njoftime për dëme thuhet ne njoftimin e Departamentit te Sizmologjisë,
Instituti i Gjeoshkencave.

Po keshtu tjeter tërmeti, me magnitudë 5.8 ballë me epiqendër në Follorinë të Greqisë. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km ndërsa ka pasur një ndjeshmëri tepër të madhe.

Tërmeti më i fortë sipas EMSC ishte me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra e tij ishte 131 kilometra në jug të Shkupit.

Tërmeti i dytë më i fortë ishte 5.5 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra e tij ishte 137 km në jug të Shkupit.

Është regjistruar tërmeti i tretë me magnitudë 4.8 ballë sipas Rihterit, epiqendra e të cilit sipas EMSC është 23 km në jug të Manastirit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews