Ballina Bota Doli jashtë kontrollit, raketa ruse bie në Tokë

Doli jashtë kontrollit, raketa ruse bie në Tokë

Raketa ruse që ekspertët prisnin të binte në mënyrë të pakontrolluar në Tokë më në fund ka rënë në Oqeanin Paqësor.

Sipas LiveScience.com, raketa u përplas me Tokën në mënyrë të pakontrolluar të mërkurën, 5 janar, duke rënë në atmosferë mbi Oqeanin Paqësor në 4:08 pasdite.

“Rihyrja e raketës u konfirmua: 2108 UTC mbi 121Ë 14S në Jug të Paqësorit”, tha astronomi Jonathan McDowell, me bazë në Qendrën Harvard-Smithsonian për Astrofizikë, përmes Twitter.

Raketa Persei qëndroi në qiell për nëntë ditë pasi u bllokua me një ngarkesë virtuale gjatë një fluturimi testues që filloi më 27 dhjetor. Raketa hasi një problem teknik pasi dështoi të rindizet siç ishte planifikuar për një djegie të dytë të motorit. g.v/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews