Ballina Bota 6 grekë të vrarë në Ukrainë, lëvizje urgjente nga Greqia ndaj Rusisë

6 grekë të vrarë në Ukrainë, lëvizje urgjente nga Greqia ndaj Rusisë

Greqia ka thirrur ambasadorin rus në ministrinë e saj të jashtme, pasi u tha se gjashtë shtetas grekë ishin vrarë dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse pranë Mariupol në Ukrainë .

Ministria e Jashtme greke tha se bombardimi ndodhi në periferi të fshatrave Sartana dhe Bugas dhe një nga të plagosurit ishte një fëmijë, raportoi Reuters.

“Vdekja e shtetasve tanë krijon pikëllim dhe zemërim për këtë sulm të papranueshëm rus kundër civilëve,” tha në një deklaratë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2002 në Mariupol jetojnë 21,923 grekë.