Ballina Bota “T’ju tërheqim drejt Rusisë”? Shoferi ukrainas përballet me ushtarët rusë që kanë...

“T’ju tërheqim drejt Rusisë”? Shoferi ukrainas përballet me ushtarët rusë që kanë mbetur në mes të rrugës (VIDEO)

Një video nga Ukraina është përhapur masivisht në internet dhe rrjetet sociale, ku një shofer ukrainas është përballur me disa ushtarë rusë të cilët kishin mbetur në mes të rrugës pasi tankut i kishte mbaruar karburanti.

Ata kanë dialoguar mes tyre, teksa shoferi dëgjohet t’u thotë me ironi ushtarëve nëse dëshirojnë që t’i tërheqin me makinë drejt Rusisë.

Ushtarët rusë e presin me humor këtë pyetje të shoferit ukrainas. Më pas mes tyre zhvillohet një bisedë e shkurtër se si po shkon lufta.

Shoferi ukrainas: Është prishur? (i referohet tankut)

Ushtarët rusë: Jo ka mbaruar karburanti.

Shoferi ukrainas: T’ju tërheqim të ktheheni në Rusi?

Ushtarët rusë qeshin

Shoferi ukrainas: E dini për ku jeni drejtuar?

Ushtarët rusë: Po!

Shoferi ukrainas: Në drejtim të Kievit?

Ushtarët rusë: Po. Si po shkon lufta?

Shoferi ukrainas: Ushtarët tanë luftojnë mirë, kurse ju po dorëzoheni.

@tn.lajmelokale
@tetovanews