Nga William A.Galston “Wall Street Journal”
Përktheu: Alket Goce-abcnews.al
Takimi i 4 shkurtit në Pekin midis Vladimir Putin dhe Xi Jinping e bëri zyrtare:Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, përballen tani me një Aks të Autokracive, që shtrihet nga Baltiku në Paqësor. Ajo që kanë tani të përbashkët Rusia dhe Kina, është më e rëndësishme se sa ajo që i ka ndarë në të shkuarën.
Ato e refuzojnë rendin ekonomik dhe politik të pasluftës që krijoi SHBA-ja dhe aleatët e saj. Po ashtu, Moska dhe Pekini janë fuqi revanshiste të vendosura për të rimarrë territoret që ato besojnë se u shkëputën padrejtësisht nga atdheu i tyre.
Kina dhe Rusia kanë përjetuar periudha të gjata të poshtërimit kombëtar, të cilat po i zëvendësojnë me krenarinë e vendosur kombëtare. Dhe ato e shohin demokracinë si një kërcënim, si brenda ashtu edhe jashtë kufijve të tyre. Kina dhe Rusia kanë bërë zgjedhjen e tyre, dhe tani Perëndimi, duke filluar nga SHBA-ja, duhet që të kundërpërgjigjet.
Në këtë aspekt, presidenti Joe Biden ka pasur një fillim të mbarë. Në rajonin e Azi-Paqësorit, zyrtarët e administratës kanë mbështetur aleancat tradicionale, dhe po krijojnë aleanca të reja.
Marrëveshja e përforcuar e sigurisë, QUAD, që përfshin Japoninë, Indinë, SHBA-në dhe Australinë, së bashku me marrëveshjen AUKUS, për ta pajisur Australinë me nëndetëse me energji bërthamore, do ta forcojë aftësinë e Perëndimit për t’i rezistuar agresionit kinez kundër Tajvanit, Japonisë dhe aleatëve të tjerë në rajon.
Dhe pas konsultimeve të gjata, administrata është pranë publikimit të një strategjie ekonomike gjithëpërfshirëse në lidhje me Indo-Paqësorit. Administrata Biden po vlerësohet shumë në Evropë për qëndrimin e saj të ashpër kundër një sulmi të mundshëm rus në Ukrainë, por edhe për konsultimin e kujdesshëm me aleatët evropianë, për të koordinuar një përgjigje të unifikuar.
Javën e kaluar, Biden dërgoi 3.000 trupa amerikane në Evropën Lindore, dhe autorizoi 200 milionë dollarë shtesë në ndihma ushtarake për Ukrainën, të cilën po dërgohen me shpejtësi në Kiev në rrugë ajrore. Armë kanë dërguar atje edhe anëtarët e tjerë të NATO-s, Britania dhe shtetet baltike.
Polonia dhe Republika Çeke do t’u bashkohen së shpejti. Javën e kaluar, Turqia ra dakord ta lejojë Ukrainën të prodhojë dronet luftarakë të projektuar nga Turqia, të cilat Ukraina i ka përdorur tashmë në rajonin e Donbasit. Mjerisht, dy vendet udhëheqëse të Evropës, nuk kanë qenë aq të vendosura në kundërvënien e tyre ndaj kërcënimeve ruse.
Përpara se presidenti francez Emmanuel Macron të shkonte në Moskë për të diskutuar një marrëveshje paqeje me Putinin, ai tha se shqetësimet ruse të sigurisë ishin “legjitime”, duke shtuar se vendet perëndimore duhet t’i kuptojnë më mirë “traumat bashkëkohore të këtij populli dhe kombi të madh”.
Ai la të kuptojë se Perëndimi duhet të lëshojë terren për të arritur një marrëveshje me Rusinë. Kur mbërriti në Moskë, ai deklaroi se “finlandizimi” i Ukrainës, do të ishte “një nga modelet mbi të cilin do të diskutohet në tryezë” me Putinin. Ndërkohë, kancelari i ri i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka qenë edhe më i paqartë.
Aq sa ambasadori i Gjermanisë në SHBA, u ndje i detyruar ta paralajmëronte se Uashingtoni do ta konsideronte Gjermaninë si një “partner jo të besueshëm”. Scholz është kritikuar pse refuzoi t’i ofrojë Ukrainës armë mbrojtëse, dhe varësia e Gjermanisë nga gazi rus, ka krijuar shumë dyshime në kryeqytetet e tjera perëndimore.
Scholz shkoi të hënën në Uashington për t’u konsultuar me Joe Biden dhe udhëheqësit e kongresit. Pas takimit të dy liderëve, presidenti amerikan deklaroi se një pushtim rus i Ukrainës, do t’i “jepte fund” gazsjellësit “Nord Stream 2” midis Rusisë dhe Gjermanisë.
Kancelari foli për unitet, por nuk e angazhoi në mënyrë eksplicite vendin e tij. Në SHBA, çështja e Ukrainës ka qenë jo pak përçarëse për republikanët. Ndërsa udhëheqësi i pakicës
në Senat, Mitch Mçonnell, dhe senatorja e Karolinës së Jugut, Lindsey Graham, kanë mbështetur dislokimin e trupave amerikane në Evropën Lindore, senatori i Misurit Josh Haëley, një ithtar i lëvizjes “kombëtare konservatore” në rritje të vazhdueshme, e quajti një gabim “dërgimin e më shumë trupave amerikane në Evropë”.
Fundjavën e kaluar, 3 nga udhëheqësit intelektualë të kësaj lëvizje botuan një artikull në “Neë York Times, duke kritikuar “politikën e jashtme e të dhunshme ekspansioniste” të epokës së Luftës së Ftohtë, të cilën ata e quajtën “imperializëm liberal”, dhe u bënë thirrje konservatorëve të refuzojnë “projektin e kryqtarëve”, duke zgjedhur qasjen e “mos-sulmimit kulturor jashtë vendit”. Thënë ndryshe:Harrojeni demokracinë, dhe të drejtat individuale përtej kufijve tanë. Lëreni Rusinë të bëjë çfarë të dojë në Evropën Lindore. Trajtojeni Kinën, shtetin e parë në botë të mbikëqyrjes totale, si një “civilizim të barabartë”.
Në fundin e viteve 1940, SHBA-ja u përball me një zgjedhje madhore:të udhëhiq te rezistencën perëndimore ndaj Bashkimit Sovjetik, apo të tërhiqej pas kufijve saj kombëtarë, siç bëmë pas Luftës së Parë Botërore.
Duke hedhur poshtë këshillat e konservatorëve të asaj epoke, të udhëhequra nga senatori Robert Taft, që kundërshtoi edhe themelimin e NATO-s, republikanët dhe demokratët u bënë bashkë duke krijuar një fron unik kundër ekspansionit sovjetik.
Tashmë ndërsa jemi për herë të tretë në 100 vjet përballë zgjedhjes midis angazhimit dhe tërheqjes, ne duhet t’i shpërfillim zërat që na këshillojnë të ndjekim një politikë të jashtme të relativizmit moral, dhe t’i rezistojmë me vendosmëri aksit të ri të autokracisë, që kërcënon lirinë dhe demokracinë kudo në botë. /abcnews.al