Marina franceze ka kapur një anije mallrash ruse në kanalin anglez me destinacion Shën Petersburgun raporton BBC.
Zyrtarët francezë i thanë BBC-së se anija u kap në përputhje me sanksionet e reja të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë duke bërë që të mbahet në portion verior të Boulogne-Sur-Mer.
“Një anije mallrash ruse 127 metra e gjatë e quajtur ‘Balttic Leader’ që transportonte makina është kapur gjatë natës nga marina franceze në Kanal dhe është shoqëruar në Portin e Boulogne-Sur-Mer në Francën Veriore”, tha zyrtari, përcjell abcnews.al.
“Ajo është dërguar në portin francez pas një kërkese të qeverisë franceze, sepse dyshohet se i përket një kompanie të shënjestruar nga sanksionet e BE-së kundër Moskës. Forcat kufitare franceze aktualisht po verifikojnë anijen e mallrave. Ekuipazhi në bordin e anijes ka bashkëpunuar me autoritetet franceze.”
Ambasada ruse në Francë po kërkon shpjegime nga autoritetet franceze lidhur me konfiskimin, tha agjencia ruse e lajmeve RIA. /abcnews.al