Sekretari i Mbrojtjes për Mbretërinë e Bashkuar, Ben Wallace, ka deklaruar se vlerësimi i shërbimeve të inteligjencës në Britani ka treguar se Rusia dështoi që në ditën e parë, për të marrë ndonjë nga objektivat e saj.
“Dështoi sepse ukrainasit luftuan.
Dështoi për shkak të egos së Putin-it, i cili besoi se bota do ta shihte si një çlirimtar.
Ajo dështoi për shkak të ndihmës vdekjeprurëse që lejoi ukrainasit të sulmonin tanket dhe avionët rusë”, tha ai.
Ben Wallace vazhdoi duke thënë se “kanë humbur rreth 450 persona, pjesë e forcave të armatosura ruse.
Ata kanë dështuar me elitën e tyre Spetsnaz për të marrë aeroportin në veri të Kievit”.
Por ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov, deklaroi të premten, se deri më tani janë vrarë rreth 800 ushtarë rusë, që nga fillimi i agresionit që Rusia bëri ndaj Ukrainës.
Gjithashtu raportohen se të jenë shkatërruar më shumë se 30 tanke, rrëzuar shtatë avionë dhe gjashtë helikopterë rusë.