Pas thirrjes së liderve prorusë për evakuim dhe shpërthimit në qendër të qytetit të Donetskut, në mbrëmje ka nisur evakuimi i banorëve.
Banorët e Donetskut kanë nisur të largohen me autobus në drejtim të rajonit të Rostovit në Rusi, pas marrëveshjes me autoritetet ruse.
Pasiten e së premtes, mediat në Moskë raportuan se udhëheqësit pro rusë në Donetsk e Lugansk u kanë bërë thirrje popullsisë të largohen sa më parë nga këto zona në drejtim të Rusisë, pasi sipas tyre, forcat e Ukrainës kanë rritur ndjeshëm sulmet.
“Kur armiku bombardon, jeta e dhe shëndeti i qytetarëve tanë mund të jetë në rrezik. Prandaj, nga sot, 18 shkurt, po organizohet një evakuim masiv i popullsisë drejt Rusisë”, ka thënë Denis Pushilin, lideri i prorusëve në Donetsk.
Ndërkohë, situatën e tensionuar në Donbas e ka konfirmuar edhe Presidenti i Francës Macron, në një deklaratë të pasdites së të premtes.