Administrata amerikane është shprehur se do të bashkëpunojë ngushtë me Gjermaninë për t’ia bërë të dhimbshme Rusisë pushtimin e Ukrainës.
Zëdhënësja e presidentit Biden, Jen Psaki ka vlerësuar në emër të SHBA-ve vendimin e Gjermanisë për të pezulluar gazsjellësin Nord Stream 2 duke theksuar se gjatë orëve në vijim do të shpallen edhe sanksionet e tjera, tashmë nga administrate Biden.
“Presidenti i SHBA-ve e bëri të qartë se do të bashkëpunonim me Gjermaninë për të bllokuar avancimin e gazsjellësit Nord Stream2 nëse Rusia pushtonte Ukrainën.
Ne kemi qenë në kontakt të ngushtë me Gjermaninë dhe vlerësojmë njoftimin e bërë prej tyre. Do të jemi në kontakt për të bërë me dije masat tona gjatë orëve në vijim”, tha ajo përmes një postimi në Twitter.
Gjermania pezulloi sot gazsjellësin Nord Stream2 me argumentin se furnizimi i vendit me gaz nga Rusia përbënte një rrezik kombëtar. Kjo vlerësohet si një ndër masat ekonomike më drastike ndaj Rusisë pas i shkakton vendit kosto të mëdha financiare.