Ballina Bota Shtypi britanik: 10 mijë trupa ruse janë futur në Ukrainë, pushtimi ka...

Shtypi britanik: 10 mijë trupa ruse janë futur në Ukrainë, pushtimi ka nisur (VIDEO)

10 mijë trupa janë futur tashmë në Ukrainë, sipas burimeve ushtarake, vetëm disa orë pas njohjes së pavarsisë së zonave të shkëputura pro-ruse, tha një burim i inteligjencës ushtarake ukrainase për Daily Mail

Sipas burimeve, rreth 6,000 trupa janë dërguar në Donetsk, 5,000 në Luhansk dhe 1,500 në qytetin e Horlivka.

Sipas fotove të publikuara, shihet një kolonë automjetësh ruse që lëviz nëpër Donetsk në orët e para të mëngjesit, duke përfshirë tanke dhe ushtarakë, dhe nuk ka aspak dyshime që këto forca ruse janë dislokuar me urdhër të Putinit.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se urdhri i Putinit për të njohur Donetsk dhe Luhansk si të pavarura përfshin të gjitha provincat – jo vetëm pjesët e pushtuara aktualisht nga rebelët, duke rritur perspektivën se ai do të nisë së shpejti pushtimin e plotë të vendit.

https://youtu.be/BnY_UGCIU4U

Vendosja e trupave në Ukrainë, ka përshkallëzuar edhe më shumë situatën, ku gjatë natës  ndodhi një sulm me predha duke shkaktuar 2 viktima dhe 12 të plagosur. Vendimi i Rusisë për të njohur Donesk dhe Luhansk si të pavarura ka shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare.

Ministri britanik paralajmëroi se Rusia ka nisur tashmë pushtimin e vendit ndërsa kancelari gjerman njoftoi ditën e sotme se nuk do të miratojë tubacionin e gazit Nord Stream 2. Joe Biden gjithashtu vendosi sanksione, në zonat rebele në lindje të Ukrainës, duke i ndaluar amerikanët të bëjnë biznes atje, por premtoi gjithashtu se do të merrte masa më të ashpra.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson gjatë një fjalimi sot, njoftoi vendosjen e sanksioneve ndaj 5 bankave ruse.(abcnews)

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews