Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është duke qëndruar në Evropë. Ai, fillimisht mori pjesë në Samitin e NATO-s në Bruksel, i thirrur për shkak të agresionit rus në Ukrainë.
Biden, sot ka udhëtuar drejt Polonisë, ku ka vizituar trupat amerikane, të stacionuara në disa lokacione brenda shtetit anëtar të NATO-s. Në njërën prej bazave amerikane, para ushtarëve amerikanë, ai sot ka mbajtur një fjalim frymëzues, duke thënë se SHBA është duke krijuar një parim të ri për të gjithë botën, shkruan Gazeta Express.
Në fjalimin e mbajtur, ai foli edhe për të birin e tij Beau Biden, i cili kishte shërbyer në Kosovë dhe Irak.
“Biri im kaloi një vit në Irak dhe gjashtë muaj në Kosovë dhe ishte krenar për secilën ditë për uniformën që e mbante”, ka thënë Biden para trupave amerikane në Poloni.
Ai ka marrë shembullin e djalit të tij për shërbimin ndaj kombit të tij. Ka falënderuar ushtarët që i shërbejnë SHBA-së në.
“Ka qindra mijëra njerëz si biri im, si ju, kështu që faleminderit. Faleminderit, faleminderit, faleminderit”, ka thënë ai.
Beau Biden, i biri i presidentit amerikan, kishte punuar në Kosovë në vitin 1998-99 pas luftës, duke ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendas për organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSCE). Ai kishte ndërruar jetë me 6 janar të vitit 2015 nga sëmundja e kancerit. Në nderim të shërbimit të tij, një rrugë në Kosovë, që lidhë kampin “Bondsteel” me qytetin e Ferizajt, është emërtuar sipas tij tij.