Presidenti i SHBA Joe Biden dënoi pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin dhe paralajmëroi për masa të mëtejshme për të ndëshkuar Rusinë.
Biden gjithashtu njoftoi mbylljen e hapësirës ajrore të Shteteve të Bashkuara për avionët rusë.
Vendimin e bëri publik në një dalje para Kongresit, ku tha se kjo ishte pjesë e sanksioneve kundër Putinit, për sulmin ndaj Ukrainës.
Biden po ashtu tha se Putin nuk e di akoma se çfarë e pret. Ai shtoir se Presidenti rus po përpiqet që me sulmin në Ukrainë të nisë një sulm botëror, por llogaritë, sipas Biden, i ka bërë gabim. Komentet i bëri gjatë fjalimit të përvitshëm mbi situatën e federatës, siç njihet mediatikisht “State of the Union”.
https://youtu.be/GqVyVSm3MH0