Kreu i GUR-it: Putin mund të përpiqet t’i imponojë Ukrainës skenarin “korean”
Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase paralajmëroi se pas dështimit të planit për të kapur të gjithë Ukrainën, Rusia mund të përpiqet ta ndajë vendin në dy pjesë sipas skenarit korean. Kremlini mund të krijojë një organizëm të varur në territoret e pushtuara, tha Kyrylo Budanov.
“Putini nuk ia doli të rrëzonte qeverinë e Ukrainës, rusët pësuan gjithashtu disfata pranë Kievit. Aktualisht ata po i fokusojnë veprimet e tyre në jug dhe lindje të vendit”, shkruan Budanov në një mesazh në Facebook.
“Ka arsye për të besuar se Putini po shqyrton një “skenar” korean” për Ukrainën (…) i cili do të vendoste një vijë ndarëse midis rajoneve të papushtuara dhe të pushtuara të vendit tonë, vlerësoi kreu i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtja së Ukrainës.
Kreu i inteligjencës ushtarake parashikon se rusët ende po përpiqen të krijojnë një korridor tokësor që lidh vendin e tyre me Krimenë e pushtuar, por pengesa është qëndrimi i “Mariupolit të paepur”.
Kreu i inteligjencës paralajmëron gjithashtu se pushtuesi do të përpiqet të formojë, në zonat që kontrollon, struktura të varura pushteti, “paralele” me organet legjitime./Tetova News