Rrjeti amerikan i ushqimit të shpejtë McDonald’s ka vendosur të mbyllë përkohësisht të 850 restorantet e tij në Rusi.
“Konflikti në Ukrainë dhe kriza humanitare në Evropë kanë shkaktuar vuajtje të padurueshme të njerëzve të pafajshëm. Ne i bashkohemi botës për të dënuar agresionin dhe dhunën dhe duke u lutur për paqe”, thuhet në deklaratën e Presidentit të kompanisë, Chris Kempczynski.
Kempczynski tha gjithashtu se pagat e punonjësve në kohën e mbylljes së McDonald’s në Rusi do të ruhen. Në total, kompania punëson 62,000 njerëz në vend./TetovaNews