Rusia gjatë 30 viteve të fundit nuk ka humbur aq shumë pajisje aviacioni sa gjatë këtyre 13 ditëve në Ukrainë.
Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij.
“Ne vijojmë luftimet në ditën e trembëdhjetë. Ne po shkatërrojmë pushtuesit kudo që të mundemi. Kudo. Por qielli është aty. Qindra raketa ruse. Qindra avionë luftarakë të pushtuesve. Qindra helikopterë. Po, po Rusia nuk ka humbur aq shumë pajisje aviacioni gjatë 30 viteve të fundit, sa në këto 13 ditë në Ukrainë”, theksoi Zelensky.
Megjithatë, sipas tij, Rusia ka ende mjaft makina vrasëse.
“Ka ende mjaft raketa për terrorin. Bombat pesëqind kilogramësh janë ende të mjaftueshme. Për t’i hedhur ato në Chernigov dhe Kiev, Odessa dhe Kharkiv, Poltava dhe Zhytomyr. Në dhjetëra e dhjetëra qytete ukrainase. Mbi miliona njerëz paqësorë ukrainas”, tha më tej kreu i shtetit.