Ballina Kronika Kapet hajduti i varrezave në Durrës

Kapet hajduti i varrezave në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 58-vjeçar, i cili kishte aktivitet kryesor të jetës së tij vjedhjen e varreve. Ai është kapur nga policia duke shkatërruar varret në varrezat e Durrësit, të cilave u merrte materialet e bronzit që familjarët e atyre që kanë ndërruar jetë kishin vendosur aty.

Krahas varrezave të Durrësit raportohet se ai ka vjedhur edhe në varrezat e Rrashbullit duke bërë të njëjtën gjë.

Pas arrestimit dhe kontrollit në shtëpi, policia i ka gjetur hajdutit një numër të madh vazosh bronzi.

Njoftimi i policisë

Durrës /Vijon operacioni policor “Bronzi”.

Si rezultat i hetimeve zbardhen dhe tri vjedhje të tjera, në varezat e qytetit.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Bronzi”, gjatë të cilit u vu në pranga 58-vjeçari R. K., i cili u kap në flagrancë duke vjedhur dhe shkatërruar varrezat e qytetit, si rezultat i hetimeve të thelluara u bë zbardhja edhe e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, konkretisht:

Më datë 11.05.2021, ka vjedhur vazo bronzi në varezat e qytetit;

Po në këtë, tek varrezat e fshatit Rrashbull, ka vjedhur vazo bronzi;

Më datë 25.06.2021, ka dëmtuar disa varre në varezat e qytetit.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews