Ballina Bota Sekretarja e Thesarit të SHBA-së bën deklaratën e fortë: Do të shtojmë...

Sekretarja e Thesarit të SHBA-së bën deklaratën e fortë: Do të shtojmë sanksionet ndaj Rusisë, do izolojmë Putinin

Sekretarja e Thesarit të SHBA-së, Janet Yellen ka bërë thirrje për më shumë sanksione ndaj Rusisë.Ajo ka thënë se do të lobojë në anëtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore për të rritur presionin financiar ndaj Moskës, si hakmarrje për agresionin e tyre të vazhdueshëm, sipas BBC.

Yellen gjithashtu dënoi “sulmin e paprovokuar të Vladimir Putin ndaj Ukrainës”.

“Derisa Putini të përfundojë luftën e tij të tmerrshme, administrata e Biden do të punojë me partnerët tanë për ta izoluar më shumë Rusinë në aspektin ekonomik, financiar dhe strategjik”, tha ajo.

Vërejtjet e saj i bëjnë jehonë edhe të Presidentit Joe Biden, i cili ka thënë se Rusia duhet të përjashtohet nga G20 dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Yellen do të mbledhë një panel të martën për të diskutuar përgjigjen ndërkombëtare ndaj një krize të sigurisë ushqimore të përkeqësuar nga pushtimi rus, tha Departamenti i Thesarit./abcnews.al