Ballina Bota Kancelari gjerman: NATO nuk ndërhyn dhe s’kemi më armë për Ukrainën, por...

Kancelari gjerman: NATO nuk ndërhyn dhe s’kemi më armë për Ukrainën, por Rusia nuk mund të fitojë

Liderët kryesorë perëndimorë kanë mbajtur një bisedë, sa u përket zhvillimeve më të fundit në Ukrainë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka pasur një qëndrim në linjat e fillimluftës, por me një pikë ndryshimi rrënjësore.

Sipas Scholz, Gjermania e ka të pamundur ta furnizojë Ukrainën me armë të tjera për të mbrojtur vendin nga Rusia. Kjo, pasi është arritur limiti i sasisë së municioneve që mund të jepen nga rezervat e Forcave të Armatosura Gjermane.

Po ashtu, ai ka mbetur në vijën e paravendosur, se aleanca e NATO-s nuk duhet të ndërhyjë direkt në konfliktin mes dy vendeve.

Megjithatë, Moska nuk mund të lejohet ta fitojë betejën – në asnjë mënyrë – sipas Scholz.

Ndërhyrja e vendeve aleate të NATO-s është përjashtuar që në çastet e para të luftës dhe ky qëndrim nuk ka ndryshuar në asnjë moment.

Gjermania ishte ndër vendet, të cilat në fillim e refuzoi dhënien e municioneve ushtarake për Ukrainën, për shkak edhe të aspektit legjislativ gjerman, i cili e ndalonte diçka të tillë.

Por, pas një rikonsiderimi, Berlini filloi dërgesa armatimesh – përfshi ato të rënda – në Ukrainë.

Tashmë, duket se rezervat janë të pamjaftueshme për diçka të tillë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews