Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar fillimin e stërvitjeve bërthamore të raketave balistike ndërkontinentale, që përfshijnë raketat balistike Yars, të cilat janë gjenerata e re e raketave të testuara për herë të parë në 2007, shkruan BBC.
Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, rreth 1000 personel ushtarak dhe më shumë se 100 automjete të ushtrisë po marrin pjesë në stërvitjet në Ivanovo afër Moskës, shkruan abcnews.al.
BBC shkruan se nuk do të ketë lëshime raketash, duke theksuar se ushtrimet kanë të bëjnë me patrullimet, instalimin e sistemeve raketore dhe mbrojtjen e tyre nga sulmet.
Stërvitjet nisën disa orë pas shpalljes së vendimit të SHBA-së për dërgimin e sistemeve të avancuara raketore në Ukrainë./abcnews.al/