Ballina Bota Habit deputeti rus: Moska mund të zhdukë SHBA-të me katër raketa Satan...

Habit deputeti rus: Moska mund të zhdukë SHBA-të me katër raketa Satan II

“Ne mund të shkatërrojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me katër raketa SATAN II, tha për televizionin shtetëror rus deputeti Alexei Zuravlev, mbështetës i Vladimir Putinit.

Sipas New York Post, prezantuesi televiziv rus Yevgeny Popov dhe i ftuari i tij, Alexei Zuravlev, diskutuan për luftën në Ukrainë, duke paralajmëruar se Putini mund të rrafshojë Amerikën me katër raketa SATAN II.

Deputeti rus pohoi se vendi i tij ka aftësinë për të nisur një sulm katastrofik bërthamor ndaj Shteteve të Bashkuara, shkruan The Mirror.

Ai tha se në rast të një lufte bërthamore, askush nuk duhet të ndihet i sigurt.

Vlen të përmendet se sistemi raketor “Satan II ” i klasës “Samart” është një raketë balistike që është e aftë të godasë objektivin e saj edhe në një distancë prej 18 mijë kilometrash.

/abcnews.al/

Artikulli paraprakAlarm në Perëndim, Rusia njofton stërvitje me raketa bërthamore
Artikulli tjetërTetovarit i dëmtohet makina