Një mjek i kujdesit paliativ, i cili ka parë qindra njerëz që vdesin, ka zbuluar se çfarë ndodh kur dikush vdes. Pavarësisht nga e vërteta e pashmangshme, shkencëtarët dinë shumë pak për procesin e vdekjes. Studimet janë të pakta por shumë ekspertë mjekësore publikojnë përvojat e tyre me pacientët.
Eksperti i kujdesit paliativ ka deklaruar se procesi i vdekjes zakonisht ndodh rreth dy javë përpara se zemra të ndalojë së rrahuri për herë të fundit. Seamus Coyle, studiues në Universitetin e Liverpool-it, foli për procesin e vdekjes në një artikull për The Conversation, raporton Express.
“Si ekspert për kujdesin paliativ, mendoj se ka një proces që ndodh dy javë para. Gjatë kësaj kohe, njerëzit priren të bëhen më pak të mirë. Ata zakonisht luftojnë të ecin dhe bëhen më të përgjumur – duke arritur të qëndrojnë zgjuar për periudha gjithnjë e më të shkurtra.
Drejt ditëve të fundit të jetës, aftësia për të gëlltitur tableta ose për të konsumuar ushqim bie. Është koha kur ne themi se njerëzit ‘po vdesin aktivisht’ dhe zakonisht mendojmë se kjo do të thotë se ata kanë dy deri në tre ditë jetë. Sidoqoftë, një numër njerëzish e kalojnë gjithë këtë fazë brenda një dite.
Disa njerëz mund të qëndrojnë në prag të vdekjes për gati një javë derisa japin shpirt.”, tha Seamus Coyle. Çfarë ndodh në të vërtetë në momentin e vdekjes?Kjo është kryesisht e panjohur por disa studime parashikojnë se një sërë kimikatesh lëshohen nga truri.
Këto përfshijnë endorfinat, të cilat mund të shkaktojnë ndjenja euforike tek një person. “Momenti i vdekjes nuk mund të deshifrohet lehtë. Por një studim ende i pabotuar sugjeron se, ndërsa njerëzit i afrohen vdekjes, ka një rritje të kimikateve të stresit në trup.”
Këto janë kimikatet që shtohen kur trupi po lufton një infeksion. Në përgjithësi, duket sikur dhimbja e njerëzve ulet gjatë procesit të vdekjes. “Nuk e dimë pse është kështu – mund të lidhet me endorfinat. Por ende nuk është bërë asnjë hulumtim për këtë”, thotë ai. /abcnews.al