Ballina Kronika Një 22-vjeçar nga Tetova humb jetën në një plazh mes Ulqinit dhe...

Një 22-vjeçar nga Tetova humb jetën në një plazh mes Ulqinit dhe Tivarit

Dita e parë në det e kobshme për të riun nga Maqedonia e Veriut, shkruajnë portalet e Malit të Zi.

Një i ri nga Maqedonia e Veriut është mbytur sot rreth orës 18 në plazhin e Utjehës.

Sipas informacioneve të portalit Primorski, një i ri 22-vjeçar ka mbërritur sot në gjirin mes Tivarit dhe Ulqinit, ku është dashur të punojë.

Në trup nuk kishte gjurmë dhune.

Duhet të përcaktohet shkaku i vdekjes. Prokurori do të urdhërojë autopsinë.

Ndërkaq, sipas burimeve të Tetova News, i riu që humbi jetën në plazhin e Utjehës është nga Tetova. Lajmi është në përditësim. Më shumë detaje ditën e nesërme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews