Më 7 korrik, rreth orës 12:00, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë, në rrugën “Iliria” në Tetovë, kanë privuar nga liria personat A.M. (46) dhe E.Ç. (46) nga Republika e Kosovës, të cilët më herët kishin kryer vjedhje të parave nga 71-vjeçari R.S. nga Piroku i Tetovës.
Të dy janë ndaluar në stacionin policor të Tetovës, mjetet e vjedhura janë konfiskuar prej tyre dhe do t’i kthehen pronarit. Të njëjtit dje (8-korrik) me parashtresë përkatëse u nxorrën para gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës.