Ballina Kronika Arrestohen dy të rinj në afërsi të udhëkryqit për në Kamjan të...

Arrestohen dy të rinj në afërsi të udhëkryqit për në Kamjan të Tetovës

Mbrëmë (08 korrik), rreth orës 01:00, në afërsi të udhëkryqit për në Kamjan të Tetovës, pjesëtarët e policisë të SPB- Tetovë kanë ndaluar personat B.B. (22) dhe A.M. (22) të dy nga Negotina e Pollogut, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe automjetit “BMW” me targa belge është gjetur marijuanë.

Të dy personat janë ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë për hetim të plotë dhe dokumentim të rastit, ndërsa ndaj tyre do të përgatitet parashtresë përkatëse.

@tn.lajmelokale
@tetovanews