Ballina Kronika Dy hajdutë nga Kosova kapen “me presh në dorë” në Tetovë

Dy hajdutë nga Kosova kapen “me presh në dorë” në Tetovë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Më 7 korrik, rreth orës 12:00, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë, në rrugën “Iliria” në Tetovë, kanë privuar nga liria personat A.M. (46) dhe E.Ç. (46) nga Republika e Kosovës, të cilët më herët kishin kryer vjedhje të parave nga 71-vjeçari R.S. nga Piroku i Tetovës.

Të dy janë ndaluar në stacionin policor të Tetovës, mjetet e vjedhura janë konfiskuar prej tyre dhe do t’i kthehen pronarit. Të njëjtit dje (8-korrik) me parashtresë përkatëse u nxorrën para gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës.