Ballina Kronika Boksieri shqiptar rreh hajdutin që u përpoq t’i vidhte makinën në Gjermani

Boksieri shqiptar rreh hajdutin që u përpoq t’i vidhte makinën në Gjermani

Ish-kampioni i botës dhe i Evropës në peshën e rëndë, Senad Gashi, të enjten në mbrëmje doli nga një shisha bar kur zbuloi se një person po përpiqej t’ia vidhte veturën e tij Mercedes Brabus në Hamburg të Gjermanisë, shkruan Bild të shtunën.

Por hajduti nuk e kishte parasysh faktin se Mercedesi i përkiste një boksieri me përvojë.

Me ta parë hajdutin, boksieri 32-vjeçar e rrëzoi në tokë dhe e goditi me shkelma.

Kalimtarët lajmëruan policinë. Katër vetura patrullimi mbërritën në vendngjarje, por beteja e pabarabartë ishte vendosur prej kohësh.

Policia kërkoi një ambulancë për hajdutin, i cili refuzoi të trajtohej.

Ndërkohë, Gashi po hetohet për sulm dhe nuk ka komentuar incidentin.

Artikulli paraprak20-vjeçari shqiptar humbet jetën nga i nxehti në Itali
Artikulli tjetërArrestohen dy të rinj në afërsi të udhëkryqit për në Kamjan të Tetovës