Rishi Sunak do të marrë nesër zyrtarisht postin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas BBC, Sunak do të ketë një takim me mbretin Charles në mëngjes, ndërsa më pas do të bëhet zyrtarizimi.
“Sapo morëm konfirmimin nga zyra e shtypit e kryeministrit se Rishi Sunak do të bëhet zyrtarisht kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar nesër në mëngjes pas takimit me mbretin Charles” – shkruan BBC.
Fillimisht, kryeministrja në largim, Liz Truss do të mbajë një konferencë për mediat në orën 10:15 ku më pas do shkojë në Buckingham Palace për të dhënë dorëheqjen zyrtare tek mbreti Charles.
Më pas do të vijë Sunak i cili do të marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit, teksa më pas do të mbajë fjalën e tij në Downing Street 10.