Ballina Sport Brazili kalon në çerekfinale të Kupës së Botës

Brazili kalon në çerekfinale të Kupës së Botës

Brazili kalon në fazën çerekfinale të Kupës së Botës, Katar 2022, pas fitores në dukje shumë të thjeshtë, 4-1, ndaj Koresë së Jugut.

Ekipi i trajnerit Tite dominoi të gjithë fraksionin e parë, duke gjetur rrugën drejt rrjetës që në minutën e 7’ me Vinicius Junior. Në minutën e 13’ Neymar realizoi nga pika e bardhë, pas Richarlison fitoi penallti, ndërsa në minutën e 29’ rrugën drejt rrjetës e gjeti ky i fundit.

Në minutën e 36’ Paqueta shënoi pas një asisti të dhuruar nga Vinicius Junior dhe vulosi rezultatin e pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë u duk sikur Brazili “ndryshoi fytyrë”, pasi Koreano Jugorët filluan të sulmonin gjithmonë e më shumë në portën e Alisson, me Paik Seung-Ho që gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 76.

Kështu Brazili preu biletën për në çerekfinale për herë të tetë radhazi, dhe këtë herë përballë do të ketë Kroacinë,me të cilën do të “diskutojnë” vendin e gjysmëfinales.

@tn.lajmelokale
@tetovanews