Ballina Bota Burim i ri energjie jo-ruse për Evropën, BE firmos marrëveshje me katër...

Burim i ri energjie jo-ruse për Evropën, BE firmos marrëveshje me katër vende

Azerbajxhani, Gjeorgjia, Rumania dhe Hungaria kanë nënshkruar një marrëveshje për të transportuar energji të gjelbër në Europë. Konkretisht dokumenti përfshin një një kabllo elektrike prej 1,100 kilometrash, që do të kalojë nën Detin e Zi nga Azerbajxhani në Rumani.

Kjo marrëveshja është parë si një tjetër përpjekje të Bashkimit për burime shtesë për lëndët djegëse fosile për të reduktuar varësinë e saj të madhe nga nafta dhe gazi rus.

Gjatë ceremonisë e nënshkrimit mori pjesë edhe presidentja e komisionit europian, Ursula von der Leyen. Ajo tha se tegjia e BE-së për t’i kthyer shpinën karburanteve fosile ruse, po funksiononte.

“Do të ndihmojë në përforcimin e sigurisë sonë të furnizimit duke sjellë energji elektrike nga burimet e rinovueshme në BE përmes Rumanisë dhe Hungarisë. kablloja e Detit të Zi mund ta transformojë Gjeorgjinë në një qendër të energjisë elektrike dhe ta integrojë atë në tregun e brendshëm të energjisë të BE-së.”

Von der Leyen tha se ky projekt mund të ndihmojë edhe në rindërtimin e sistemit energjetik të Ukrainës.

Prodhuesi rumun i gazit natyror Romgaz beri te ditur po ashtu se ka nënshkruar një kontratë me kompaninë shtetërore të naftës SOCAR të Azerbajxhanit për të marrë gazin natyror përmes të ashtuquajturit korridori jugor./ Dërgesat e para të gazit pritet të nisin më 1 janar.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, tha se Azerbajxhani së shpejti do të prodhonte sasi të mëdha të energjisë elektrike të gjelbër duke nënshkruar projektin lidhës që mund ta sillte energji shtesë në Evropë./Abcnews.al/