Sa vështirë qenka të shkruash kujtim për Ty shok i dashur, Ismail Beqiri – Mala.
Po të prisnim të na ktheheshe nga vendlindja, udhëtove së bashku me familjen nga mesi i muajit korrik (2021) si çdo mërgimtar, sepse Ti ishe shumë i lidhur me Atdheun, të cillin e deshe pa këste…
Në takimin e fundit, që ndodhi rastësisht në një rrugë të Kopenhagës, u çmallëm në pakufij.
Si çdo herë të mundonte halli dhe malli…
Gjysmën e shpirtit e zemrës o Xhaxhi më the e kam në vendlindje, më shumë se kurdoherë tani kemi nevojë për ura lidhëse me vendlindjen,të shfrytëzojmë çdo mundësi që të shkurtojmë shtigjet e mërgimit dhe të ofrohen shpresat për krijimin e ardhmërisë atje “ku guri peshon më së rëndi…”
Fjalët nuk kanë forcë ta shprehim dhimbjen, mungesën dhe zbrazëtinë që na le pas! Shembëlltyra jote na bën të fortë dhe krenar që të patëm të tillë.
Ishe dritë dhe rreze për familjen dhe mbarë komunitetin shqiptar këtu ku jetove në Danimarkë..
TË JETOSH NË ZEMRAT E ATYRE QË I LE PAS
DO TË THOTË TË MOS VDESËSH KURRË!
Me mall të pashuar,
Havzi Sulejmani – Xhaxhi