Ballina Aktualitet Sociale Studimi: Prindërit e rreptë rrisin fëmijë të suksesshëm

Studimi: Prindërit e rreptë rrisin fëmijë të suksesshëm

Nëse keni pasur prindër të rreptë kur keni qenë fëmijë, jeni shumë me fat, sipas shkencëtarëve. Një studim i fundit ka zbuluar se prindërit që janë të rreptë rrisin fëmijë të suksesshëm dhe të pavarur. Sigurisht që duhet gjetur një ekuilibër, përfshirë edhe rritjen e fëmijëve, sepse ashpërsia e tepërt nuk është e mirë.

Me siguri keni ndjerë se prindërit po ju “dënojnë” sepse duhet të pastroni dhomën rregullisht, të bëni detyrat në kohë dhe të merrni pjesë në punët e shtëpisë. Edhe pse është e vështirë, ekspertët pohojnë se një ditë do të ndiheni mirënjohës për këtë.

Një profesor në Universitetin e Essex-it kreu një studim që përfshiu më shumë se 15,000 fëmijë të moshës 13 deri në 14 vjeç gjatë një periudhe 6-vjeçare. Studimi tregoi se njerëzit më të suksesshëm kanë nëna shumë kërkuese. Fëmijët që ishin më të sigurt kishin nëna strikte me pritshmëri të mëdha.

Këta fëmijë kishin më shumë gjasa të mbaronin fakultetin dhe të gjenin një punë të mirë, falë tipareve dhe zakoneve që u rrënjosën nga nëna e tyre gjatë rritjes. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews