Ballina Kronika Ra pre e mashtrimit, 40-vjeçarja denoncon pronarin e sallonit të mobiljeve nga...

Ra pre e mashtrimit, 40-vjeçarja denoncon pronarin e sallonit të mobiljeve nga një fshat i Tetovës

Me datë 29.12.2022, në ora 15.00, në SPB- Tetovë, një 40-vjeçare nga Tetova ka raportuar se është mashtruar nga pronari i një salloni të mobiljeve.

Sipas njoftimit, ajo para dy muajsh ka shkuar në sallonin e mobiljeve në një fshat të Tetovës dhe ka porositur inventarin e kuzhinës.

Siç raportohet, në disa raste pas kësaj ajo i ka paguar gjithsej 1350 euro, por deri në ditën e kallëzimit, ai nuk ia ka dorëzuar porosinë dhe as nuk ia ka kthyer paratë.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Lajmet e tjera nga kronika:

Me datë 29.12.2022 në ora 16:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin L.M. (21) nga Tetova. Gjatë bastisjes së kryer në banesën e tij dhe ambientet ndihmëse, të kryer me urdhër të gjykatës, iu gjetën dhe sekuestruan marijuanë dhe 6 fishekë të kalibrave të ndryshëm armësh. Personi është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgaditet kallëzim përkatës.

Me datë 29.12.2022, në ora 22.40, në rrugën “Zhivko Brajkosvki” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria dy të mitur 16 vjeçarë nga Zdunja e Gostivarit për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Në prani të prindërve të tyre dhe përfaqësuesit të Qendrës për Çështjet Sociale është zhvilluar një intervistë zyrtare me të miturit. Pas dokumentimit të rastit, do të përgatitet një parashtresë përkatëse.

Me datë 30.12.2022, në ora 01:20, në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit e kanë privuar nga liria personin A.A. (49) nga Llakavica e Gostivarit për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar heroinë. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgatitet kallëzim përkatës.

Me datë 29.12.2022, në ora 23:55, në një objekt hotelierik në rrugën rajonale për në Falishtë të Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, me urdhër të Gjykatës Themelore Tetovë, kanë ndaluar 46-vjeçaren J.M. nga Republika e Kosovës për vuajtje të dënimit me burg. Ajo është dërguar në Burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin.

Me datë 29.12.2022 në ora 16:30 në një qendër tregtare në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.M. (37) nga Gostivari. Ajo është kap duke kryer një vjedhje në qendrën tregtare, gjatë së cilës kishte marrë disa sende. Gjësendet e vjedhura u janë kthyer pronarëve, kurse I.M. është ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të përgatitet kallëzim përkatës.

Më datë 30.12.2022, në ora 02.00 në DPB-Gostivar, personi J.B. (30) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 01.20 është sulmuar fizikisht nga personi V.S. nga Gostivari. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më datë 29.12.2022, në ora 10.15 në Policinë e Gostivarit, F.S. ka raportuar se vajza e saj A.S.(26) nga Padalishti i Gostivarit ishte larguar nga shtëpia. Po merren masa për gjetjen e personit.

Video bonus:

https://youtu.be/hGexG0Q51ng?list=PLxx09aT_r7Iqv3_D4CycgRitWHymD8H2p

Video bonus: