Deri në orën 18:00 janë regjistruar 17 lëkundje tërmetesh me intensitet më të ulët, nga 2.2 deri në 3.7 righter.
Janë 4 grupe të emergjencave në terren të cilët po verifikojnë banesat e dëmtuara. Deri tani janë raportuar dëme në 117 banesa, ndërsa ditën e sotme janë verifikuar rreth 50 banesa. Banorët dhe kryetarët e fshatrave vijojnë ende të raportojnë për shtëpi të dëmtuara.
Në mbledhjen e shtabit të emergjencave të drejtuar nga prefekti, dhe zv. Kryeministrja Belinda Balluku u lanë detyrë kryetarve të Bashkive Klos, Mat, Bulqizë dhe Dibër të identifikojnë dhe verifikojnë dëmet dhe të nisin menjëherë procedurat për dëmshpërblimin./abcnews.al
Rreziku nga një tërmet tjetër, qetëson sizmologu: Nuk do kemi goditje aq të forta
Pas tërmetit që tronditi vendin mbrëmjen e së dielës, sizmologu Rrapo Ormeni ishte i ftuar në një lidhe direkte për emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku na ka qetësuar të gjithëve.
Pasi na ka treguar edhe njëherë se si duhet të veprojmë në rast se bie tërmet, sizmologu ka treguar se nuk priten tërmete të tjerë aq të fortë sa ai të dielës mbrëma.