Ballina Aktualitet SI T’JU THEMI LAMTUMIRË DREJTOR?! Ndahet nga jeta Faruk Zeqiri, drejtori i...

SI T’JU THEMI LAMTUMIRË DREJTOR?! Ndahet nga jeta Faruk Zeqiri, drejtori i gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup

Sot paradite, në moshën 41 vjeçare ka ndërruar jetë drejtori i Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, Faruk Zeqiri. Zeqiri vite me radhë ka qenë pjesë e arsimit të mesëm në Shkup.

Miqtë e të ndjerit i kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, shokëve, nxënësve!

SI T’JU THEMI LAMTUMIRË DREJTOR?!
Lajm i trishtë dhe i hidhur për të gjithë ne si Institucion Arsimor, ShMQSh” Zef Lush Marku”- Shkup.

I njoftojmë të punësuarit, nxënësit dhe të gjithë dashamirët e Arsimit, se sot papritmas ndërroi jetë Drejtori i shkollës sonë FARUK ZEQIRI.

Në emër të Stafit të Shkollës i shprehim ngushëllime të gjithë familjarëve, të punësuarve, nxënësve, dhe dashamirëve të tij dhe arsimit në Shkup e më gjerë.

“Zoti të shpërbleftë për punën dhe të gjitha veprat që lë pas”!
Për informata tjera plotësuese do t’ju njoftojmë përsëri.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
-fjalë besimi, ngushëllimi dhe forcë për të rimarë veten e për të vazhduar me jetën!

Sikur të dinim se kjo do të na ndodhë sot
dhe mu në këtë mënyrë, asnjëherë nuk do
të mbanim mbledhjen e planifikuar, do të anulonim çdo aktivitet, thjeshtë nuk do të shkonim në shkollë.Një është i gjithëdituri!

Ngushëllime më të sinqerta e nderuara familje!
Ngushëllime ShMQSh “Zef Lush Marku”-Shkup!
Ngushëllime mësimdhënës – kolegë gjithandej!

Sot përjetuam më të papriturën, më të rëndën!
U nda nga kjo jetë, Faruk Zeqiri-drejtor i “ZLM”!
U ndave nga Ne, me këshillat dhe udhëzimet rutinë, buzagaz dhe

i heshtur… na le pa fjalë,
të përlotur dhe të pikëlluar… se të deshëm të gjithë, por më shumë se na të paska dashur Allahu fuqiplotë dhe i gjithëmëshirshëm!

U bëfshë banorë i parajsës! Atje u takofshim për të vazhduar synimet tona të përbashkëta!

Me dashuri në kujtime, me dëshirë për hallallin e ndërsjellë, me shpirtë e dhembje, gjithmonë mbetesh në zemrat tona, mësuesi më urtë, drejtori më i buzëqeshur, njeriu i paqes!
Allahu të shpërbleftë me më të mirat e Tij!

Allahu të dhashtë XHENETIN o njeri i mirë 🥲🤲🏼

Ka ndërruar jetë drejtori i Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, Faruk Zeqiri.

Ai një kohë të gjatë me shumë zell dhe sukses e ka udhëhequr gjimnazin duke e bërë Zef Lush Markun një nga institucionet arsimore më të mira në vendin tonë.

Përshëndetja e fundit me ty Faruk..
Inshallah Allahu xh.sh të falë vendin më të mirë në xhehnet.. e familiarëve tu ua shtoftë sabrin..

Me zemra të thyera nga familja Luzha ..
😪😪💔

Posleden pozdrav so tebe Faruk..
Inšallah Allah dž.sh. ti go podari najdobroto mesto vo rajot.. a na tvoeto semejstvo da im dade sabur (trpenie)..

So skrseni srca od semejstvoto Ljuža
😪😪💔

Lajmin e vdekjes e ka konfirmuar edhe kryetari i komunës së Çairit.

“Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për vdekjen e mikut tim, drejtorit të Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku”, Faruk Zeqiri. Faruku do të mbahet mend për punën e tij të palodhshme dhe kontributin e pamasë që dha për zhvillimin e arsimit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, shokëve, nxënësve!

Prehu në paqe Faruk, do të na mungosh të gjithëve pa masë! – shkruan Visar Ganiu.

Me pikëllim mora lajmin sot për vdekjen e drejtorit të gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup, Faruk Zeqiri.

Kujtimi për njerëz si Faruku që nuk lodhen asnjëherë për të dhënë kontribut në zhvillimin e arsimit nuk shuhet kurrë!

Ngushëllime për familjarët, kolegët, shokët dhe nxënësit!

U prehtë në paqe shpirti i tij!

《Inna lilah ue Inna ilejhi Raxhiun》
‘Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi’

Faruk Zeqiri paska ndërruar jetë drejtori i gjimnazit ‘zef lush Marku’ në Shkup. Lusim Allahun fuqiplotë që atë t’a falë e t’a mëshirojë, ndërsa familjes së tij të ngushtë, miqve dhe dashamirëve sabrin t’ua shtojë.

Kjo foto është bërë gjatë ditëve të haxhit 2015 në Mekë, ku së bashku e kemi kry haxhin.
Allahu ia pranoftë gjitha veprat e tija të mira, dhe kontributin e tij që ka dhënë në arsim.

Kalimi në amshim i drejtorit të gjimnazit “Zef Lush Marku” të Shkupit, Faruk Zeqiri, është ndër lajmet më të dhimbshme që nuk e ka tronditur vetëm familjen e tij dhe këtë shkollë prestigjioze në Shkup, por edhe secilin shkupjan që ka pasur admirim për punën e tij prej drejtori.

Do të mbetet në kujtimin tonë si një punëtor dhe punëdashës i madh, si një i ri që me shumë entuziazëm ka punuar për arsimin shqip në Shkup dhe si intelektual i ri, të cilin do ta kujtojmë gjatë kohë për modestinë, moralin dhe përkushtimin.

Ngushëllime familjes, kolegëve, nxënësve dhe shokëve të tij!
Zoti e pastë mëshiruar dhe qoftë i regjistruar edhe andej siç e kemi njohur ne këndej!

Me pikëllim e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të drejtorit të Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku”, Faruk Zeqirit.
Ai asnjëherë nuk reshti së punuari për një arsim më të mirë, kontributi i Farukut do të kujtohet me shumë respekt ndër gjenerata.

Në këto çaste të vështira, bashkë ndjej me familjen Zeqiri!
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e shumtë!/Nazim Bushi

Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për vdekjen e mikut tim, drejtorit të Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku”, Faruk Zeqiri.

Faruku do të mbahet mend për punën e tij të palodhshme dhe kontributin e pamasë që dha për zhvillimin e arsimit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, shokëve, nxënësve!

Prehu në paqe Faruk, do të na mungosh të gjithëve pa masë!

@tn.lajmelokale
@tetovanews